Tuesday, May 14, 2013


Rihanna, një bionde seksi
Nëse është dikush që ka ndërruar look-un më së shpeshti nga bota e showbizzit, ajo patjetër se është këngëtarja Rihanna.
Flokë, të shkurtra, të gjata, ngjyra të ndryshme, ndërkaq krejt së fundmi, pop ylli është paraqitur si bionde natën e kaluar në New York. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për flokët e saj por ajo është paraqitur me një paruke të bardhë nëpër rrugët e New York-ut.
Këngëtarja kohëve të fundit ka qenë shumë e përkushtuar në disa fotosesione e angazhime tjera. Me gjasë, ajo po mundohet ta mbajë veten sa më të zënë për të larguar vëmendjen nga ndarja me Chris Brown.
“Kur ju dashuroni dikë aq shumë sa ajo e do Chris dhe papritmas ai person ju lë, ju vërtetë lodheni. Është frustuese për të për shkak që ajo ka një zemër të madhe’, i ka thënë një burim ‘Hollywoodlife’./Indeksonline/
Next
This is the most recent post.
Previous
Older Post

0 comments:

Post a Comment